Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhje, ku ka diskutuar për situatën institucionale dhe politike në vend.
PDK-ja vlerëson se shpërfillja e Kushtetutës, aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe mosrespektimi i detyrimeve institucionale përbën cenim serioz të funksionimit demokratik të shtetit.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, deklaron se pushteti aktual po e zëvendëson funksionimin normal të institucioneve me arbitraritet institucional.
Partia do të mobilizojë strukturat e saj për mbrojtjen e rendit kushtetues dhe funksionimit institucional.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





