Kryeministrja italiane përgëzon policinë për kapjen e bosit të krimit në Bregun e Amalfit

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni përgëzoi policinë të shtunën vonë për arrestimin e një të dyshuari si bosi i krimit dhe njërit prej të arratisurve më të kërkuar të Italisë.

Autoritetet njoftuan arrestimin e Roberto Mazzarellas, 48 vjeç, pas një bastisjeje të premten në një vilë në Bregun e Amalfit në Italinë jugore, pasi dyshohet se përdori dokumente të falsifikuara për të marrë me qira pronën luksoze bregdetare.

Meloni, që është në një turne në shtetet e Gjirit, e përshkroi arrestimin e Mazzarellas si një “goditje të rëndësishme kundër Kamorrës”, duke iu referuar organizatës famëkeqe kriminale që e ka origjinën në Napoli. “Kjo dërgon një mesazh të qartë se shteti nuk do të tërhiqet”, tha Meloni në një postim online.


- Advertisement -

Mazzarella kërkohej në lidhje me të shtënat fatale në vitin 2000 që ndodhën në një dyqan ushqimesh në qendër të Napolit.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *