Kryeministrja e Letonisë, Evika Silina, ka dhënë dorëheqjen pas një krize politike për shkak të dronëve ukrainasë me destinacion Rusinë që hynë në territorin letonez.
Ajo kishte shkarkuar Ministrin e saj të Mbrojtjes, Andris Spruds, javën e kaluar pasi dy dronë u rrëzuan në Letoninë lindore, duke kritikuar reagimin e tij dhe duke emëruar një zëvendësues.
Në shenjë proteste, partia Progresiste e Spruds tërhoqi mbështetjen e saj për koalicionin qeverisës të Silinës, duke bërë që ai të rrëzohej disa muaj para zgjedhjeve të përgjithshme të planifikuara në tetor. “Duke parë një kandidat të fortë për postin e ministrit të mbrojtjes… mashtruesit politikë kanë zgjedhur një krizë”, tha Silina të enjten. “Po jap dorëheqjen, por nuk po dorëzohem”, tha ajo, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Pasojat politike u shkaktuan nga depërtimi i tre dronëve në hapësirën ajrore letoneze më 7 maj – aksidenti i dytë i tillë që nga fillimi i vitit 2026.
Si Letonia ashtu edhe Ukraina pranuan se dronët mund të kenë qenë UAV ukrainas të destinuar për të synuar Rusinë, sinjalet e së cilës ishin bllokuar, duke i bërë ata të humbnin rrugën drejt Letonisë.
