Abdixhiku dhe Osmani takojnë qytetarët në Istog në kuadër të platformës ‘Hajde folim’

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe njëherit kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, së bashku me kandidaten për presidente dhe bartësen e listës së kandidatëve për deputetë, Vjosa Osmani, kanë zhvilluar një takim me qytetarët e rajonit 03.

Pas një takimi me qytetarë në Pejë, ku morën pjesë një numër i madh i të pranishmëve, Abdixhiku dhe Osmani kanë vazhduar aktivitetin e tyre në Istog, ku u përballën me pyetje dhe interesim nga qytetarët e këtij qyteti.

Përmes një postimi në Facebook, LDK-ja bëri të ditur se takimi u organizua në kuadër të platfomes ‘Hajde folim’, ku qytetarët patën mundësinë të adresojnë pyetje dhe të diskutojnë drejtpërdrejt me përfaqësuesit e partisë. ‘Hajde folim’ tani në Istog!


- Advertisement -

Kandidatja për Presidente Vjosa Osmani dhe kandidati për Kryeministër Lumir Abdixhiku përballë qytetarëve, duke u përgjigjur në pyetjet e shumta!


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *