Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama udhëtoi sot drejt Armenisë për të marrë pjesë në punimet e Samitit të 8-të të Komunitetit Politik Europian në Jerevan.
Samiti i këtij viti do të sjellë 48 kryetarë shtetesh dhe qeverish nga Europa, me fokus në forcimin e bashkëpunimit, rritjen e qëndrueshmërisë demokratike, sigurinë ekonomike dhe luftën kundër drogave.
Kryeministri Rama do të marrë pjesë në takime të ndryshme, duke theksuar angazhimin e Shqipërisë në ndërtimin e një Europe më të qëndrueshme dhe të sigurt.





