Një ngjarje e trishtë ka ndodhur në Durrës, ku tre fëmijë janë goditur nga një veturë.
Dy prej tyre kanë humbur jetën ndërsa tjetri është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Banorët e zonës janë të tronditur nga kjo tragjedi dhe kanë treguar se vozitësi ka qenë problematik.





