KRU ‘Gjakova’ ka raportuar se ka identifikuar dhe ndërpreu një kyçje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në fshatin Shëngjergj të komunës së Prizrenit.
Lajmi u bë i ditur nga KRU ‘Gjakova’ përmes një publikimi, ku evidentohet se ky rast është zbuluar nga Njësia Operative e kompanisë në Prizren.
Në ndërtimin e shtëpisë, një person kishte hequr ujëmatësin ekzistues dhe ishte kyçur në mënyrë ilegale në një gyp të rrjetit të ujësjellësit.
Ekipet e KRU ‘Gjakova’ kanë intervenuar në terren dhe kanë ndërprerë kyçjen ilegale.
Kompania ka njoftuar se do të ndërmarrë veprimet ligjore për kyçjet ilegale dhe keqpërdorimin e ujit.
KRU ‘Gjakova’ vazhdon kontrollet në terren për të mbrojtur rrjetin e ujësjellësit dhe parandaluar keqpërdorimin e ujit.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




