Kritika për vonësimin e zgjedhjes së Presidentit në Kosovë: Rrezikon shpërndarjen e Kuvendit

Hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Eugen Cakolli, ka kritikuar caktimin e seancës konstituive të Kuvendit për 6 gusht, duke e cilësuar atë si një veprim të vonuar dhe institucionalisht të papërgjegjshëm.

Sipas tij, shqetësimi kryesor lidhet me afatin 60-ditor për zgjedhjen e presidentit, të cilin Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se fillon nga dita e konstituimit të Kuvendit, në rastet kur ky ende nuk është konstituuar.

Cakolli paralajmëron se kjo do të mundë të linte Kosovën njëkohësisht pa Kuvend dhe pa ushtrues detyre të presidentit.


- Advertisement -

Ai thekson se koha që, sipas institucioneve, ishte lënë në dispozicion për negociata rreth zgjedhjes së presidentit, po kalon pa rezultate konkrete.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -