Aktori Chace Crawford dhe modelja e Victoria’s Secret, Kelsey Merritt, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas më shumë se një viti së bashku, raportojnë mediat amerikane.
Sipas TMZ, ndarja ka qenë miqësore dhe të dy kanë vendosur të mbeten miq.
Crawford, 41 vjeç, dhe Merritt, 29 vjeçe, u lidhën për herë të parë në fund të vitit 2024, ndërsa e bënë publike romancën në Instagram në korrik të vitit 2025.
Ata u panë së fundmi së bashku në prill të këtij viti, ndërsa më parë kishin tërhequr vëmendje gjatë pushimeve romantike në Sardenjë.
Para lidhjes me Crawford, Kelsey Merritt ishte përfolur për romanca me James Marsden, Jared Leto dhe notarin olimpik Conor Dwyer.
Ndërkohë, lidhja e fundit publike e aktorit të njohur për rolin e Nate Archibald në serialin Gossip Girl ishte me aktoren Rebecca Rittenhouse, me të cilën u nda në vitin 2018 pas tre vitesh së bashku.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





