KQZ-ja akrediton grupin e parë të vëzhguesve për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të akreditojë grupin e parë prej 761 vëzhguesve për monitorimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të zhvillohen më 7 qershor.

Vëzhguesit e akredituar vijnë nga organizata joqeveritare vendore dhe ndërkombëtare, media vendore e ndërkombëtare, përfaqësi diplomatike dhe institucione vendore.

INTERNEWS KOSOVA, BIRN Kosovo, Demokracia për Zhvillim (D4D), Kosova Democratic Institute dhe Syri i Vizionit janë disa nga organizatat vendore të akredituara.


- Advertisement -

Nga organizatat ndërkombëtare është akredituar National Democratic Institute me 14 vëzhgues.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *