Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj, në emisionin “Info Magazine”, theksoi se ekziston konsensus politik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e Kosovës.
Pavarësisht polarizimit politik, të dy partitë kryesore amerikane vazhdojnë të mbështesin Kosovën për arsye të sigurisë kombëtare të SHBA-ve.
Mbështetja ka qenë e qëndrueshme nëpër administrata të ndryshme, duke përfshirë edhe administratën e Trumpit dhe Bidenit.
Kosova mbetet një çështje e rëndësishme që i intereson SHBA-të.





