Pierce Brosnan i papranueshëm në rolin e trajnerit të boksit Brendan Ingle në filmin ‘Giant’

Aktori i njohur, Pierce Brosnan, është pothuajse i papranueshëm në rolin e tij më të ri në filmin “Giant”, ku portretizon trajnerin legjendar irlandez të boksit Brendan Ingle.

Pas publikimit të trailer-it, transformimi i Brosnan ka tërhequr vëmendje të madhe dhe është kthyer në një nga temat kryesore të diskutimit.

Shumë fansa theksojnë se ai duket krejtësisht ndryshe dhe se e ka realizuar rolin në mënyrë shumë bindëse.


- Advertisement -

Në filmin që ndjek jetën e boksierit Prince Naseem Hamed, Brosnan shfaqet me një pamje të ndryshuar rrënjësisht, me flokë të thinjur, syze dhe tipare të ‘plakura’, aq sa shumë e njohin me vështirësi në shikim të parë. “Giant” sjell historinë e ngritjes së njërit prej boksierëve më të suksesshëm dhe më kontrovers të viteve ’90, nga fillimet modeste në Sheffield deri te titulli botëror.

Theks i veçantë i vihet marrëdhënies mes Hamed dhe trajnerit të tij Ingle, i cili luajti rol vendimtar në karrierën e tij.

Filmi prek gjithashtu temat e paragjykimeve dhe sfidave shoqërore në Britaninë e Madhe gjatë viteve ’80 dhe ’90, periudhë kur Hamed po ndërtonte rrugën e tij drejt majës.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *