Konjufca: Bashkëpunimi i shkëlqyer me Belgjikën dhe perspektiva e anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, u shpreh se Kosova dhe Belgjika gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyeshme.

Konjufca falënderoi Belgjikën për mbështetjen e palëkundur që i ka dhënë Kosovës, duke theksuar rëndësinë e saj për vendin tonë.

Ai po ashtu vlerësoi rolin e Belgjikës në ndërtimin e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës, duke kontribuar në formimin profesional të diplomatëve tanë.


- Advertisement -

Konjufca gjithashtu shprehu vlerësimin për mbështetjen e Belgjikës në procesin integrues të Kosovës, duke shprehur shpresën për anëtarësim të shpejtë në Këshill të Evropës.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në fushën politike, si dhe në siguri dhe mbrojtje.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *