Glauk Konjufca: Dialogu në Kosovë kërkon ndëshkimin e autorëve të sulmit në Banjskë

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pas takimit me homologun e tij nga Belgjika, Maxime Prevot, në një konferencë për media foli edhe për dialogun.

Sipas tij, ky besim nuk mund të rikthehet pa një hap konkret: ndëshkimin e personave përgjegjës për sulmin në Banjskë, ku u vra Afrim Bunjaku, shkruan Klankosova.tv.

Ai bëri me dije se pa u zgjedhur këto nuk mund të ketë hapa të mëtutjeshëm. “Dialogu sot ndodhet në një gjendje kogja të vështirë, për shkak të kësaj që e kam shpjegu, qysh kthehet njëfarë lloj atmosferë minimale e mirëbesimit, është që kryesit e këtij akti terrorist në Bansjkë që e vranë Afrim Bunjakun duhet me kanë në burg, duhet të jenë prapa grilave, këta nuk mund të jenë njerëzit kryesor në Serbi dhe dora e djathtë e Vuçiqit qysh janë sot, kjo është bazike”, tha Konjufca, transmeton Klankosova.tv


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *