Prishtinë – Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur aktgjykim dënues për të akuzuarin Liman Berisha, i cili u akuzua për kanosjen e moderatorit Alaudin Hamiti.
Gjykatësi Eroll Gashi vlerësoi se Berisha është fajtor për veprën penale dhe i dha dënim me gjobë prej 2,500 eurosh, të paguar në dy këste të barabarta.
I ndaluarit i është ndërprerë masa e arrestit shtëpiak dhe do të llogaritet koha e kaluar në arrest në dënim me gjobë.
Në rast se gjoba nuk paguhet, do të zëvendësohet me dënim burgu.
Alaudin Hamiti është udhëzuar në kontest juridik për kërkesën pasurore-juridike, ndërsa Berisha duhet të paguajë shpenzimet e procedurës.
Prokuroria e akuzoi Berishën për kërcënime kundër Hamitit në Facebook, duke i shkruar kërcënime të rënda.
Berisha ngarkohet me veprën penale ‘Kanosja’ sipas Kodit Penal të Kosovës.
