Dy grupet e njohura në kryeqytet si ‘Capat’ dhe ‘Sekiraqët’ u përballën sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë për vrasjen e Premtim Gashit, më 1 shtator 2024.
Për shkak të tensioneve mes palëve, hyrja në sallë e shtatë të akuzuarve është bërë nën masa të rrepta sigurie dhe me ndarje të qartë mes tyre.
Kryesori i familjes Sekiraqa, Salihu pati ankesa lidhur me përmbajtjen e aktakuzës së ngritur nga Prokuroria, ku e përmendi edhe djalin e tij, raporton Klankosova.tv.
Para kryetares së trupit gjykues, ai e përmendi djalin e tij të mitur, të cilin thotë se prokurori e ka larguar nga dosja, anise, sipas tyre, ishin sulmuar të parët nga Capat. ‘Prokurori 18 muaj ma bjen [aktakuzën] që unë sulmohem, mu privua nga jeta unë dhe djali im i mitur, e djalin tim të mitur e hjekë krejt.
Se kuptoj këtë, 18 muaj qe ku është letra.
Vërejtja është që prokurori 18 muaj ma ka hequr krejt djalin nga aktakuza, djalin e mitur’, u shpreh ai. /Klankosova.tv.
Përballja në gjyq, Salih Sekiraqa e drejton gishtin kah ‘Capat’: ‘Jom sulmu prej 11 vetave…’
