Departamenti i Përgjithshëm i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e ndalimit për Durim Berishën, ish-këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, për t’u afruar në distancë prej 100 metrash të dëmtuarve Sami Fetahi dhe Tefik Fetahi.
Berisha akuzohet për veprat ‘Ngacmimi’ dhe ‘Detyrimi’.
Masë e ndalimit vlen deri më 31 maj të këtij viti.
Gjykata ka vendosur që nëse masë e ndalimit shkellet, do të zëvendësohet me paraburgimin.
Detajet mbi shkeljet e Berishës janë përcaktuar në aktgjykim.





