Konfirmohet prezidenca e sëmundjes infektive në fshatin Delloc të Suharekës

Në fshatin Delloc të Komunës së Suharekës është konfirmuar prezenca e sëmundjes infektive ‘lija e deleve/dhive (Sheep Pox/Goat Pox)’, një sëmundje që prek bagëtinë dhe konsiderohet e rrezikshme për sektorin blegtoral.

Lajmi është bërë i ditur nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUV), e cila ka njoftuar se konfirmimi është bazuar në analizat laboratorike të realizuara nga vetë institucionet e saj, transmeton Klankosova.tv.

Sipas njoftimit zyrtar, mostrat e marra nga terreni dhe të analizuara në Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë kanë vërtetuar praninë e kësaj sëmundjeje në fermat e zonës së prekur.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *