Konfirmimi i 6 viteve të para të rasteve me COVID-19 në Kosovë: Bilanci i numrave dhe perspektiva

Sot shënohen gjashtë vjet nga konfirmimi i rasteve të para me COVID-19 në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, në një njoftim, tha se nga data 13 mars 2020 deri më 13 mars 2026, në Kosovë janë testuar mbi 2 milionë mostra për SARS-CoV-2, janë konfirmuar 276,300 raste pozitive, ndërsa janë regjistruar 3,238 humbje jete.

Ndonëse u gjetëm para një shkaktari të panjohur për ne dhe për tërë botën, ne treguam shembull që dha rezultat në vend dhe u shqua e u njoh nga bota.


- Advertisement -

Koordinimi, shkëmbimi i informatave në kohë reale dhe vendimmarrja e përbashkët, dëshmuan se bashkëpunimi ndërinstitucional është forca më e madhe në kohë sfidash.

Sot, sistemi i shëndetit publik është më i përgatitur për të identifikuar, monitoruar dhe reaguar ndaj sfidave të ngjashme të shëndetit publik.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *