Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur vlerëson mbështetjen e ICMP-së në identifikimin e të zhdukurve

Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka vlerësuar mbështetjen ndër vite të Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP), duke theksuar se procesi i identifikimit të personave të zhdukur duhet të vazhdojë deri në zbardhjen e fatit të tyre.

Kryesuesi i Komisionit, Agron Limani, shprehu mirënjohje për kontributin e ICMP-së në identifikime përmes ADN-së, fuqizimin e kapaciteteve institucionale, mbështetjen e familjeve, avancimin e bazave të të dhënave dhe bashkëpunimin rajonal.

Aktivitetet dhe rezultatet e arritura u prezantuan gjatë takimit përmbyllës të projektit të ICMP-së, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve dhe shoqatave të familjeve të personave të zhdukur.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *