Komisioni për Buxhet miraton fondet për RTK për periudhën janar–qershor 2026

Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480 mijë eurove për Radiotelevizionin e Kosovës (RTK) për periudhën janar–qershor 2026.

Komisioni ka udhëzuar Drejtorin e Përgjithshëm të Thesarit që të bëjë transferimin e mjeteve në buxhetin e RTK-së.

Kryetari i Komisionit për Buxhet, Enver Haliti, tha se raporti i vitit të kaluar nuk duhet të hidhet në votim pasi nuk është miratuar nga Bordi i RTK-së.


- Advertisement -

Sipas tij, vendimmarrja për atë raport i takon bordit të ri, ndërsa miratimi i mjeteve për sesionin pranveror është i domosdoshëm që RTK të mos përballet sërish me mungesë buxheti.

Gjatë raportimit, ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Hysen Hundozi, bëri të ditur se institucioni, përveç raportit gjashtëmujor dhe projeksionit buxhetor, ka paraqitur edhe një kërkesë për faljen e kredisë prej 2.5 milionë eurosh, të marrë për tejkalimin e krizës financiare.

Sipas Hundozit, rreziku lidhet me rastin “Milioneri”, pasi ekzekutimi i një urdhri përmbarimor më 20 mars mund ta vështirësojë seriozisht gjendjen financiare të RTK-së.

Haliti theksoi se kërkesa do të shqyrtohet nga Komisioni dhe RTK-ja do të njoftohet me kohë.

- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *