Xum Allushi, konkurrenti i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, ka bërë një reagim për banorin aktual, Rogert Sterkaj.
Ai thotë se po e mbështet në këtë rrugëtim dhe se i uron fitoren në këtë format.
Ish-banori thekson se është njeri i drejtë dhe lojtari më i fortë e më i sinqertë brenda. ‘Për mendimin tim Rogerti është lojtari më i sinqertë dhe më i fortë nga të gjithë’, ka shkruar ai. ‘S’kam dashur të flas fare për këtë Big Brother por thjesht opinioni im. Është njeri i drejtë, dhe nëse bërtet ai bërtet për të drejtën e tij’, tutje tha. ‘Kështu që Rogert dhe fitoje Bigun, mbështetjen time e ke deri në fund’, vijon shkrimi i Xumit.





