Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim Senatoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shtetin e Ajovës, Joni K.
Ernst.
Senatorja Ernst ishte e shoqëruar nga e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati dhe Agjutantin e përgjithshëm të Ajovës, Gjeneral Major Stephen Osborn.
Gjenerallejtënant Jashari e ka falënderuar senatoren Ernst për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Republikës së Kosovës dhe FSK-së.
Diskutuan për zhvillimet aktuale dhe të ardhmen e FSK-së, prioritetet e saj, bashkëpunimin me SHBA-në, sigurinë dhe sfidat e përbashkëta.
Jashari shprehu mirënjohjen për vizitën dhe kontributin e senatores Ernst në forcimin e bashkëpunimit midis Kosovës dhe SHBA-së, duke theksuar rëndësinë e partneritetit dhe marrëdhënieve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





