Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur sot në takim lamtumirës Këshilltarin e Mbrojtjes për FSK-në dhe Ud.
Atasheut të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, nënkolonel Mike Butler.
Në njoftim thuhet se gjeneral Jasharika falënderuar nënkolonelin Butler për shërbimin e tij të deritanishëm në të dyja detyrat që ka ushtruar gjatë kësaj kohe, duke vlerësuar lartë bashkëpunimin dhe shprehur mirënjohje për përkushtimin e tij. ‘Gjeneral Jashari diskutoi për objektivat e tij lidhur me zhvillimin e Forcës, si dhe planet bilaterale me Mbretërinë e Bashkuar, të cilat përfshijnë trajnimet, stërvitjet, pajisjet dhe aktivitetet tjera të përbashkëta.
Nënkolonel Butler përgëzoi Gjeneral Jasharin për avancimin e FSK-së dhe për profesionalizmin e lartë të personelit të FSK-së, që janë duke e shfaqur në aktivitetet të ndryshme.
E falenderoi për mbështetjen dhe bashkëpunimin e shkëlqyer, gjatë kësaj periudhe.’, thuhet në njoftim.
Palët u pajtuan në avancimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Kosovës, me fokus kryesor në fushat e zhvillimit të aftësive dhe kapaciteteve ushtarake të FSK-së, në funksion të përmbushjes së misionit të saj. ‘Për përkushtimin dhe kontributin e tij gjatë shërbimit në Kosovë, Komandanti i FSK-së e nderoi Nkol Butler me Medaljen “Shërbim Vetëmohues”, e cila ju ndahet personaliteteve për shërbim të vecantë në zhvillimin dhe avancimin e FSK-së.’, thuhet në njoftim.
