Në Kosovë, Tetë raste të fëmijëve të prekur me fruth janë regjistruar gjatë dy javëve të fundit të muajit prill, të gjitha rastet e konfirmuara janë fëmijë të pavaksinuar me vaksinën MMR.
IKSHPK ka theksuar seriozitetin e komplikimeve të mundshme që fruthi mund të shkaktojë dhe ka bërë thirrje urgjente prindërve për vaksinimin e fëmijëve.
Institucioni gjithashtu rekomandon të shmangen kontaktet e panevojshme me persona të dyshimtë në fruth dhe paraqitjen e menjëhershme në institucionet shëndetësore nëse shfaqen shenja të dyshimta.
Vaksinimi mbetet mënyra më efektive dhe më e sigurt për parandalimin e fruthit dhe mbrojtjen e shëndetit publik, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
