Këngët Më Të Dëgjuara Në Historinë e Kupave Botërore: Lista e Plotë

Edhe pse futbolli është në qendër të çdo Kupe Bote, ndër vite turnetë janë shoqëruar edhe me këngë të paharrueshme që kanë mbetur në kujtesën e tifozëve.

Artistë të mëdhenj si Shakira, Ricky Martin, Pitbull, Jennifer Lopez dhe Will Smith kanë sjellë hite zyrtare për kampionatet botërore.

Lista e këngëve më të dëgjuara është përpiluar sipas numrit të transmetimeve në Spotify, me një përjashtim për këngën ‘Gloryland’ të vitit 1994, e cila nuk është e disponueshme në këtë platformë.


- Advertisement -

Në vendin e parë qëndron padyshim ‘Waka Waka (This Time for Africa)’ e Shakirës dhe grupit Freshlyground, kënga e Botërorit 2010 në Afrikën e Jugut.

Ajo është kënga më e suksesshme e një Botërori, me mbi 1.1 miliard transmetime në Spotify.

Në vendin e dytë renditet ‘Ole Ola (We Are One)’ nga Pitbull, Jennifer Lopez dhe Claudia Leitte, kënga e Botërorit 2014 në Brazil, e cila ka kaluar mbi 464 milionë dëgjime.

Në listën e më të dëgjuarave janë gjithashtu: ‘Dai Dai’ nga Shakira dhe Burna Boy (Botërori 2026) me mbi 188 milionë dëgjime; ‘Live It Up’ nga Nicky Jam, Will Smith dhe Era Istrefi (2018), me mbi 171 milionë dëgjime; ‘Hayya Hayya (Better Together)’ nga Trinidad Cardona, Davido dhe Aisha (2022); ‘Cup of Life (La Copa de la Vida)’ nga Ricky Martin (1998), një nga këngët më ikonike të historisë së Botërorëve; ‘Un’estate italiana’ nga Edoardo Bennato dhe Gianna Nannini (1990), një tjetër klasik i futbollit botëror.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *