Katër vatra aktive zjarri janë zbuluar në pyllin e Semanit, në afërsi të grykëderdhjes së lumit Seman.
Flakët po përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga era e fortë që po përfshin zonën, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.
Shërbimet zjarrfikëse të Fierit vazhdojnë betejën me flakët, duke punuar për izolimin e vatrave dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit në sipërfaqet pyjore.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





