Karim Adeyemi është tashmë në Barcelonë dhe është vetëm një hap larg zyrtarizimit si futbollist i ri i skuadrës së Hansi Flickut.
Sulmuesi gjerman mbërriti në kryeqytetin katalanas të mërkurën pasdite për të finalizuar procedurat e transferimit.
Ai shoqërohej nga gruaja e tij, Loredana, artistja shqiptare.
Adeyemi do të nënshtrohet kontrollit mjekësor dhe nëse gjithçka shkon sipas planit, do të nënshkruajë kontratën menjëherë pas ekzaminimeve.
Barcelonës do t’i paguajë Dortmundit 22 milionë euro si shumë fikse, ndërsa marrëveshja përfshin edhe 7 milionë euro bonuse, duke e çuar vlerën totale në 29 milionë euro.
Adeyemi u bashkua skuadrës së Flickut pas nënshkrimit të kontratës, por prezantimi zyrtar do të shtyhet për shkak të mungesës së presidentit Laporta.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





