Një nga traditat më të vjetra muzikore shqiptare, iso-polifonia, do të bëhet pjesë e atmosferës së filmit të shumëpritur ‘The Odyssey’ të regjisorit Christopher Nolan.
Kompozitori i kolonës zanore, të filmit Ludwig Göransson, udhëtoi deri në jug të Shqipërisë për të regjistruar një nga format më unike dhe të lashta të këndimit tradicional në botë.
Goransson nuk e kishte dëgjjuar kurrë më parë iso-polifoninë në një film. ‘Duhej të përfundonim regjistrimet deri në orën 18:00, sepse të gjithë ata duhej të zgjoheshin në orën 4 të mëngjesit për t’u kujdesur për delet e tyre’, tregon Göransson.
Regjisori i filmit Christopher Nolan, kryesisht nuk anon drejt thjeshtësisë apo minimalizmit në kolonat zanore të filmave të tij; filmat e tij janë të njohur për përdorimin e vazhdueshëm (dhe padyshim shumë efektiv) të muzikës.
Në filma si ‘Dunkirk’ dhe ‘Oppenheimer’, kur kolona zanore ndalon, publiku e vëren menjëherë.
Për t’iu përshtatur natyrës së prekshme dhe elementare të kësaj bote, Nolan thotë se dëshironte që kolona zanore të kishte një ndjesi materiale, e cila të sillte atmosferën e epokës së bronzit dhe të shmangte llojin e kolonave zanore me tinguj të mëdhenj orkestralë prej tunxhi, që shpesh shoqërojnë filmat historikë epikë.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





