Deklarata e Ministres Serbe Shokon Diplomatin Amerikan: ‘Nëse Do të Ishte Milloshviqi, Do të Niste Spastrimin Etnik në Kosovë Në 1998’

Deklarata e ministres serbe, Snezana Paunovic, se po të kishte qenë Sllobodan Milloshviq do të kishte nisur ‘spastrimin etnik në Kosovë në vitin 1998’ e ka shokuar ish-diplomatin amerikan, William Walker.

Njeriu që ia kishte dokumentuar botës Masakrën e Reçakut dhe që kishte ecur mes viktimash në vitin 1999, William Walker, ka mbetur pa fjalë kur është pyetur nga Gazeta Express për të marrë një koment lidhur me fjalët e ministres serbe. ‘O Zot, ku e ka thënë ajo këtë deklaratë.

Mendoj që është ndoshta një prej deklaratave më fashiste që kam dëgjuar prej vitesh, jo vetëm budallallëk’, ka thënë Walker.


- Advertisement -

Walker thotë për Express se nëse ministrja serbe Paunovic e ka thënë një deklaratë e tillë, atëherë duhet shikuar për cilësinë e njerëzisë së saj. ‘Të thuash që Millosheviq nuk e nisi gjenocidin më herët, thjeshtë s’mund ta besojë që dikush mund ta thotë një budallallëk të tillë.

Nëse vërtet e ka thënë një deklaratë të tillë, mendoj se dikush duhet të shikojë për racionalitetin e saj, për kualitetin e njerëzisë së saj’, ka shtuar tutje Walker.

Për ish-diplomatin amerikan, të thuash se do ta kryeje një krim lufte një vit më herët se Millosheviqi, kjo provon që Paunovic është një kriminele lufte edhe vetë. ‘Spastrimi etnik është një krim lufte.

Nëse ajo thotë se do të kryente një krim lufte përpara Millosheviqit, që ishte një nga kriminelët më të mëdhenj të Evropës në atë kohë, atëherë çfarë të themi për të si kriminele lufte, kjo e provon shumë mirë që ajo është’, ka shtuar Walker.

Në fund, Walker thotë se duket që Serbia nuk ka ndryshuar dhe shpreson që Paunovic të mos ketë shansin të implementojë mendimet e saj. ‘Jam i shokuar.

Po provoj ta absorbojë atë që sapo më thatë. Është një deklaratë e një krimineleje të sinqertë lufte.

Shpresoj që ajo s’do ta ketë shansin për të implementuar mendimet e saj.

Duket që Beogradi s’ka ndryshuar shumë’, ka përfunduar Walker.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *