Kamion djegur plotësisht në rrugën e Bypassit të Vlorës: Drejtuesi i shpëtuar pa lëndime

Një kamion është shkrumbuar plotësisht nga flakët në rrugën e Bypassit të Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme, ku mjeti është përfshirë nga zjarri teksa ishte në lëvizje.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e zjarrit, por pavarësisht ndërhyrjes së tyre, kamioni është djegur pothuajse tërësisht duke pësuar dëme të mëdha materiale.


- Advertisement -

Drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë në kohë nga kabina dhe nuk ka pësuar lëndime.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt në motor, ndërsa autoritetet po vijojnë verifikimet për të përcaktuar shkaqet e plota të incidentit.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *