Komuna e Prishtinës ka vendosur hapësirë zyrtare për hedhjen e mbeturinave inerte.
Drejtori i Shërbimeve Publike, Luftar Braha, njofton qytetarët për rregullat e menaxhimit të mbeturinave, duke theksuar se hedhja e mobiljeve, orendive shtëpiake apo sanitarëve në vende jo të autorizuara është e paligjshme.
Braha shton se qytetarët duhet të kontraktojnë kompani të licensuara për bartjen e mbeturinave, duke mos e hedhur ato në vende të ndaluara.





