Në një deklaratë sot, përfaqësuesja e Lartë e BE-së për politikën e jashtme dhe të sigurisë, Kaja Kallas, shprehu optimizmin se do të ndodhë zhbllokimi i kredisë prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën, të cilën e ka bllokuar Hungaria.
Kallas theksoi rëndësinë e vendimeve të reja për hapjen e negociatave me Ukrainën dhe për zbatimin e sanksioneve, duke e parë këtë moment si një mundësi të re pas zgjedhjeve në Hungari.





