Kaia Gerber shfaq piercing në bark me unazë ari në fushatën e re për markën Uni

Kaia Gerber ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj më të fundit, duke prezantuar për herë të parë një piercing në bark me unazë ari gjatë një fushate të re për markën e kujdesit për trupin Uni.

Supermodelja 24-vjeçare u shfaq me të brendshme të bardha teksa pozonte e shtrirë në shtrat, duke ekspozuar figurën e saj të tonifikuar.

Kaia është emëruar Partnerja e parë Kreative në Rezidencë e markës Uni.


- Advertisement -

Sipas kompanisë, ajo do të angazhohet në krijimin e përmbajtjeve, zhvillimin e produkteve dhe drejtimin krijues të markës, e cila po zgjerohet në më shumë se 1,600 dyqane Ulta Beauty në SHBA, shkruan DailyMail.

Partneriteti vjen vetëm një ditë pasi vajza e Cindy Crawford pozoi nudo në një vaskë me shkumë për fushatën e re të markës, të realizuar nga fotografi Theo Wenner.

Në fokus janë produktet më të njohura të Uni, përfshirë serumin 24-orësh për trupin, vajin për dush Plush Marine dhe vajin për trup me mikroalga të arta.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi.com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *