Ka nisur vendosja e pllakave të granitit në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se kanë nisur punimet për shtrimin me pllaka graniti të sheshit “Xhorxh Bush” në kryeqytet.

Përmes një videoje të publikuar në Facebook, Rama ka njoftuar qytetarët për ecurinë e punimeve, duke treguar se tashmë ka filluar vendosja e pllakave në një nga hapësirat më të frekuentuara të Prishtinës.

“Ka fillu vendosja e pllakave të granitit n’sheshin ‘Xhorxh Bush’”, ka shkruar ai në postimin e tij.


- Advertisement -

Punimet në këtë zonë janë pjesë e projektit për rregullimin dhe modernizimin e sheshit, i cili prej muajsh është në proces transformimi. Komuna e Prishtinës ka theksuar vazhdimisht se projekti synon përmirësimin e infrastrukturës urbane dhe krijimin e një hapësire më funksionale për qytetarët.

Pamjet e publikuara nga kryetari tregojnë punëtorët duke vendosur pllakat e granitit, ndërsa punimet pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *