John Cusack tregon arsyen pse u tërhoq pjesërisht nga Hollywoodi dhe vendosi të shkruante romanin grafik “Momo”

John Cusack ka shpjeguar pse është tërhequr pjesërisht nga Hollywoodi pas dekadash karrierë në film.

Aktori i njohur për filmat si ‘Being John Malkovich’, ‘Grosse Pointe Blank’, ‘High Fidelity’ dhe ‘Con Air’ tha se donte të krijonte histori pa ndërhyrjen e drejtuesve të studiove filmike.

Për këtë arsye, ai iu drejtua shkrimit dhe krijoi romanin grafik “Momo”, të cilin e realizoi së bashku me ilustruesin Ignacio Noe.


- Advertisement -

Cusack tha se romanet grafike janë shumë afër kinemasë, sepse lejojnë autorin të kontrollojë pamjet dhe rrëfimin.

Ai theksoi se në industrinë e filmit, kur studiot investojnë miliona dollarë, zakonisht kërkojnë të kenë ndikim në historinë dhe vendimet krijuese.

Sipas tij, “Momo” është një vepër e krijuar vetëm nga ai dhe Noe, pa redaktorë, komitete apo ndikime nga testimet e tregut.

Libri pritet të publikohet më 29 shtator dhe tregon historinë e dy të arratisurve në vitin 1972 që përpiqen të gjejnë një artefakt të lashtë për ikonën televizive Jackie Gleason.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *