Martesa e Aktorit Emma Roberts dhe Cody John në një Ceremoni Intime në Sun Valley, Idaho

Aktorja Emma Roberts dhe partneri i saj Cody John i kanë dhënë fund beqarisë, duke u martuar në një ceremoni intime të mbajtur në Sun Valley, Idaho, pas katër vitesh lidhje.

Në dasmë morën pjesë familjarë dhe miq të ngushtë të çiftit, mes tyre edhe aktorja e njohur Julia Roberts, halla e Emmas.

Ceremonia zgjati rreth 45 minuta dhe u zhvillua në një atmosferë romantike.


- Advertisement -

Emma u shfaq e veshur me një fustan të bardhë me një çarje të lartë dhe një aksesor të bardhë në kokë, gjersa Cody John kishte zgjedhur një kostum klasik të zi.

Në një nga momentet më prekëse të ceremonisë, Emma eci drejt altarit duke mbajtur për dore djalin e saj, Rhodes. Çifti u fejua në korrik të vitit 2024, ndërsa Emma e bëri publik lajmin përmes një fotografie në Instagram, ku shfaqte unazën e fejesës.

Lidhja e tyre u bë publike në vitin 2022 dhe, sipas burimeve pranë çiftit, ata e ndërtuan marrëdhënien gradualisht.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *