Pas divorcit nga Ben Affleck, Jennifer Lopez vendosi të fliste hapur për jetën e saj dashurore dhe theksoi se beson që dashuria e saj më e madhe është ende përpara saj.
Gjatë një paraqitjeje në “Watch What Happens Live with Andy Cohen”, Lopez iu përgjigj pyetjes së prezantuesit nëse mendonte se dashuria e saj e madhe e radhës ishte shumë afër. “Mendoj se po.
Dashuria ime më e madhe është sigurisht përpara meje, nuk ka dyshim për këtë,” tha ajo.
Lopez dhe Affleck u martuan në vitin 2022, por këngëtari paraqiti kërkesë për divorc në përvjetorin e tyre të dytë të martesës.
Divorci u finalizua në shkurt të vitit 2025.
Kur u pyet se çfarë e konsideron gjënë më romantike tek vetja, Lopez u përgjigj se gjithçka është romantike.
Gjatë një prej paraqitjeve të saj të fundit si mysafire, Lopez tha se i vinte keq që nuk kishte qenë vetëm më parë.
Aktualisht ajo po promovon komedinë romantike “Office Romance”, e cila do të shfaqet në Netflix nga 5 qershori.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi.com






