Aktorja Jennifer Aniston ka bërë një nga referencat e rralla publike për ish-bashkëshortin e saj, Brad Pitt, gjatë një bisede me mikeshën dhe kolegen e saj nga seriali ‘Friends’, Lisa Kudrow.
Gjatë intervistës për “Actors on Actors”, Aniston dhe Kudrow kujtuan momentet më të mira nga seriali.
Biseda u ndal te episodet e ‘Ditës së Falënderimeve’, kur Kudrow përmendi episodin ku Brad Pitt ishte mysafir dhe e cilësoi atë si ‘shumë qesharak’.
Aniston u pajtua me këtë vlerësim dhe kujtoi me humor yjet e shumtë që kishin marrë pjesë në serial, përfshirë Brad Pitt, Bruce Willis, Julia Roberts, Isabella Rossellini dhe Sean Penn.
Ajo tha se gjithmonë i kishte habitur fakti që edhe yjet më të mëdhenj të Hollywood-it ndiheshin nervozë para paraqitjeve në “Friends”.
Brad u shfaq në sezonin e tetë të serialit, duke luajtur personazhin e Will Colbert, një ish-shok shkolle i Ross dhe Monicas, i cili urrente Rachel Green, personazhin e interpretuar nga Aniston.
Jennifer Aniston dhe Brad Pitt nisën lidhjen e tyre në vitin 1998, u fejuan në vitin 1999 dhe u martuan në vitin 2000.
Ata njoftuan ndarjen në vitin 2005.
Pavarësisht divorcit, Aniston kishte deklaruar atëherë se shpresonte që një ditë të mbeteshin miq.
Me kalimin e viteve, duket se marrëdhënia mes tyre është përmirësuar.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi.com






