Aktori spanjoll, Javier Bardem, ka reaguar në rrjetet sociale duke pretenduar se kriza e emigrantëve midis Spanjës dhe Marokut po përfiton Izraelin dhe e djathtën ekstreme.
Ai ka theksuar se situata në kufirin mes Marokut dhe Ceutës është e paqartë, por e sigurt që Izraeli dhe e djathta ekstreme përfitojnë nga një Spanjë e dobësuar dhe e destabilizuar.
Bardem ka cituar deklaratën e Yair Netanyahu, djalin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili kishte bërë thirrje për “çlirimin” e Ceutës dhe Melillës nga arabët dhe myslimanët.
Në postimet e tij, aktori ka theksuar rëndësinë e vizitës së kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez në Algjeri si pjesë e përforcimit të marrëdhënieve me vendet e Afrikës së Veriut.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





