Sunny Hill Festival ka arritur një sukses të madh, duke shpallur zyrtarisht se të gjitha biletat janë shitur.
Organizatorët, përmes një postimi në rrjetet sociale, falënderuan publikun për mbështetjen dhe interesimin e jashtëzakonshëm për edicionin e këtij viti. “Sold out.
Faleminderit për dashurinë e jashtëzakonshme”, thuhet në njoftimin e festivalit.
Interesi i madh erdhi pas një liste të fuqishme artistësh dhe një programi që ka sjellë në skenën e Sunny Hill emra të mëdhenj ndërkombëtarë dhe vendas, duke e kthyer festivalin në një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore në rajon.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





