Ish-gjyqtari Kadri Kryeziu thërret për seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka deklaruar se deputetët e Kuvendit të Kosovës mund të thërrasin sonte një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar çështjen e vazhdimit të seancës konstituive.

Kryeziu ka deklaruar se afati kushtetues për përfundimin e procesit të konstituimit të Kuvendit skadon sonte në mesnatë.

Sipas tij, deputetët tashmë kanë mandatin e plotë dhe një e treta e tyre mund të kërkojë mbledhjen e Kuvendit. ‘Për shembull, sonte deputetët mund me e mbledhë parlamentin.


- Advertisement -

Ata të tjerët, 1/3 e deputetëve, munden me mbledhë parlamentin dhe me diskutu këtë çështje.

Tash janë plotësisht deputetë, domethënë opozita sonte mund me i mbledhë 40 deputetë dhe me thirrë seancën.

Përndryshe bëhen shkelës bashkë me zotin Kurti’, ka deklaruar Kryeziu.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -