Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, e ka vlerësuar miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale dhe zgjedhjen e Justina Shiroka Pulës si presidente si një shenjë të “pjekurisë së lartë institucionale”. “Presidentja ka marrë 81 vota të Kuvendit”, tha Mustafa për IndeksOnline, duke theksuar mbështetjen e gjerë parlamentare.
Ai e cilësoi Shiroka Pulën si një personalitet me “vlera të larta profesionale, intelektuale dhe njerëzore”, të cilat janë thelbësore për vendin në këtë periudhë.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





