Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Mitrovica’ ka bërë të ditur se ekipet e mirëmbajtjes do të zhvillojnë intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa lokacione në Mitrovicë.
Punime në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në rrugët ‘Selaniku’, ‘Dëshmorët e Kombit’, ‘Isak Ibrahimi’, ‘Tish Daija’ dhe ‘Rexhep Remziu’, si dhe në fshatrat Vaganicë, Rahovë dhe Vërrnicë.
Ndërsa, intervenime në rrjetin e kanalizimit do të kryhen në rrugët ‘Adem Voca’, ‘Selaniku’ dhe ‘Afrim Hajrizi’, si dhe në fshatin Broboniq.
KRU ‘Mitrovica’ ka njoftuar se gjatë realizimit të punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.
Pas rikthimit të furnizimit, uji mund të jetë përkohësisht i turbullt, kështu që rekomandohet që konsumatorët ta lënë ujin të rrjedhë për disa minuta derisa të kthjellohet.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





