Reagimi i Lumir Abdixhikut pas zhvillimeve në Kuvendin e LDK-së

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas zhvillimeve në kuvendin e partisë, duke thënë se vendimi i delegatëve duhet të respektohet dhe se tashmë fokusi duhet të jetë bashkimi i partisë dhe stabiliteti institucional në vend.

Në një postim në Facebook, Abdixhiku theksoi: ‘Në LDK fjala e fundit i takon gjithmonë Anëtarësisë.

Mbrëmë ajo foli.


- Advertisement -

Kam besuar se ky Kuvend ishte i panevojshëm, i dëmshëm e i ngutshëm.

Sot, ai i përket së shkuarës.

E pranoj me përulësi vendimin e delegatëve dhe e marr atë si një përgjegjësi të re për ta ruajtur me fanatizëm kahjen e LDK-së.’ Abdixhiku gjithashtu bëri thirrje për bashkim në LDK, duke shtuar se ‘LDK-ja ka nevojë për bashkim; gjersa Republika ka nevojë për stabilitet institucional, për institucione funksionale dhe për një politikë që vendos interesin shtetëror mbi çdo llogari tjetër.

Ky do të mbetet orientimi ynë.’ Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -