Inspektorët e KRU “Prishtina” kapin konsumatorin që përdorte ujin ilegalisht në Drenas

Inspektorët e KRU “Prishtina” kanë zbuluar një rast të përdorimit ilegal të ujit në komunën e Drenasit.

Sipas njoftimit të KRU “Prishtina”, inspektorët gjatë ditës së sotme kanë kapur në flagrancë një konsumator në Poklek të Ri, i cili përmes një lidhjeje ilegale përdorte ujin për ujitjen e bahçes dhe pemëve dekorative në hapësirat e banimit kolektiv.

Lidhja ilegale është plombuar, ndërsa rasti është proceduar për në gjykatë.


- Advertisement -

Kontrollet ndaj keqpërdorimit të ujit dhe lidhjeve ilegale do të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës, njofton KRU “Prishtina”.

Konsumatorët janë bërë thirrje të respektojnë rregullat e furnizimit me ujë dhe të mos ndërhyjnë në mënyrë të paautorizuar në rrjetin e ujësjellësit.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *