Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka thelluar inspektimet në treg, me fokus te veçantë te produktet e qumështit për të cilat Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka evidentuar mospërputhje.
Gjatë kontrolleve në terren janë identifikuar produkte si Schmand VITA, Mushroom Cream Cheese, Mazë tradicionale DRENA, Holla Cooking Cream, Qumësht MY COW, Mazë tradicionale MILKET, Schmand AJKA.
IQMT ka kryer edhe riinspektime në disa markete, duke konstatuar respektimin e urdhërave për tërheqjen e produkteve me mospërputhje.
Në total janë realizuar 23 inspektime në Gjilan, Prishtinë, Pejë, Ferizaj, Gjakovë, Podujevë dhe Mitrovicë.
Kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim për mbrojtjen e konsumatorëve dhe zbatimin e legjislacionit në fuqi.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) inkurajon qytetarët të raportojnë çdo parregullsi apo produkt të dyshimtë në numrin +383 (0) 46 311-000.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





