Inspektim i jashtëzakonshëm në subjektin e përpunimit të qumështit: Konstatohet mosperputhshmëri me legjislacionin

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka bërë një inspektim të jashtëzakonshëm në një subjekt që merret me përpunimin e qumështit dhe prodhimin e produkteve të qumështit për të verifikuar përputhshmërinë me legjislacionin dhe standardet e sigurisë ushqimore.

Në inspektim janë marrë mostra të qumështit UHT dhe mostra të qumështit pluhur dhe vajit të palmës për analizë laboratorike.

Pas verifikimit të dokumentacionit dhe kontrollit fizik të objektit, u konstatua se subjekti nuk përputhet me legjislacionin.


- Advertisement -

Subjekti nuk ka autorizim për prodhimin e produkteve me bazë yndyrash bimore dhe proteinash qumështi për qëllimet e deklaruara në etiketim.

Inspektimi ka përfshirë vetëm verifikimin e dokumentacionit dhe marrjen e mostrave, ndërsa vendimet përfundimtare do të bazohen në analizat laboratorike dhe legjislacionin në fuqi.

AUV ka shprehur se siguria ushqimore dhe mbrojtja e shëndetit publik janë prioritet, ndërsa hapat e mëtejmë do të caktohen pas rezultateve laboratorike.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *