Shtyrja e shpalljes së vendimit për ish krerët e UÇK-së në Dhomat e Specializuara për Kosovën: Argumente dhe kontroversa

Shtyrja e shpalljes së vendimit për ish krerët e UÇK-së, në Dhomat e Specializuara për Kosovën, në Kosovë po vlerësohet si e paarsyeshme, si dhe shkelje e të drejtave të njeriut.

Ndërkohë, Gjykata Speciale janë arsyetuar me numrin e madh të dëshmitarëve dhe kompleksitetin e rastit, por sipas tyre, kjo nuk lidhet me periudhën e pushimeve të gjykatës. 29 mijë e 238 faqe është numri i transkriptave të gjykimit më të rëndësishëm që është zhvilluar në Dhomat e Specializuara për Kosovën, kundër ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pushimi i gjykatës nuk kishte ndikim në caktimin e datës për shpalljen e Aktgjykimit.


- Advertisement -

Por, sipas avokatit të Artan Qerkini një shtyerje e tillë ishte e paarsyeshme pasi që trupi gjykues ka pasur kohë mjaftueshëm për të vendosur.

Avokati Skënder Musa gjithashtu ka theksuar nevojën për rishqyrtim të masës së paraburgimit ndaj katërshes së UÇK-së.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar burgim prej 45 vjetësh ndaras për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, por avokatët mbrojtës kanë argumentuar për lirimin e tyre.

Ish-krerët e UÇK-së, akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, e janë nën masën e paraburgimit që nga viti 2020, ndonëse gjykimi për ta nisi në prillin e vitit 2023.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *