Kate Cassidy, 27 vjeç, ka zbuluar se është ndarë nga i dashuri i saj i ri, pasi e krahasonte vazhdimisht atë me yllin e ndjerë, Liam Payne.
Kate ishte në një lidhje me ish-anëtarin e grupit One Direction, Liam Payne, për dy vjet deri në vdekjen e tij në tetor të vitit 2024, në moshën 31-vjeçare, pasi ra nga ballkoni i një hoteli në Buenos Aires.
Raportet treguan se në organizmin e tij u gjetën alkool dhe kokainë.
Së fundmi, Kate kishte lënë të kuptohej se kishte nisur një romancë të re, por tani ka zbuluar se është ndarë nga i dashuri.
Foto: Artisti i ndjerë Liam Payne dhe Kate Cassidy / GettyImages Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





